Mbretërit e botës mbërrijnë në shtëpi, festë e shkurtër në SHBA për kampionët

Nga A2 CNN
20 Korrik 2026, 15:35 | Futboll

Mbretërit e botës mbërrijnë në shtëpi, festë

Kombëtarja e Spanjës është rikthyer në Madrid vetëm pak orë pas triumfit historik në Kupën e Botës, duke sjellë me vete trofeun e dytë botëror në historinë e futbollit spanjoll. “La Roja” mposhti Argjentinën në finalen e zhvilluar në stadiumin MetLife, në Nju Xhersi, duke siguruar yllin e dytë në fanellë pas atij të vitit 2010.

Pas ceremonisë së dorëzimit të trofeut, lojtarët spanjollë nuk zgjodhën një festë të gjatë në Nju Jork, por u nisën menjëherë drejt shtëpisë për të vijuar festimet me tifozët në Madrid, shkruan A2 CNN. Në autobusin e skuadrës drejt aeroportit të Njuarkut, kapiteni Rodri udhëhoqi lojtarët në këngë dhe atmosferë festive.

Festimet në hotel ishin më të qeta, por nuk munguan momentet luksoze. Mesfushori Marcos Llorente, i njohur si adhurues i verërave të rralla, ndau me shokët e skuadrës Ferran Torres dhe Marc Pubill një shishe verë të kuqe “Chateau Rayas Chateauneuf-du-Pape Reserve 2014”, me vlerë mbi 1 mijë euro.

Mbretërit e botës mbërrijnë në shtëpi, festë

Skuadra u nis nga Njuarku pas orës 02:00 me një avion Airbus A350 të dekoruar me ngjyrat e kombëtares dhe mbërriti në aeroportin e Barajas në Madrid rreth orës 14:30. Lojtarët dolën nga avioni duke ngritur lart trofeun e Kupës së Botës, ndërsa disa prej tyre ndanë momente emocionale me kupën gjatë fluturimit.

Tashmë mijëra tifozë spanjollë po përgatiten për pritjen madhështore në kryeqytet. Skuadra do të udhëtojë me autobus të hapur drejt sheshit “Cibeles”, vendi tradicional ku feston edhe Real Madrid sukseset e mëdha. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos