
Gjykata e Lartë i ka rrëzuar rekursin Erion Veliajt që u ankua për pezullimin e afateve të paraburgimit.
Që prej 10 shkurtit, Veliaj ndodhet në qeli dhe po hetohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash, mos deklarim ose fshehje pasurie, si dhe futja e sendeve të paautorizuara në ambientet e paraburgimit.
Në hetim nga Spak është edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa e cila ndodhet me masë sigurie detyrim paraqitje. Po me këtë masë janë duke u hetuar edhe 5 biznesmenë të tjerë.
(A2 Televizion)