Kokteji pihet me këpucë, Kupa e Botës bëhet gotë birre

Nga Dea Kozma
15 Qershor 2026, 16:55 | Futboll

Ndërsa Kupa e Botës mbërtheu tifozët në mbarë botën, një bar në Miami po e çon frymën e turneut përtej stadiumit, me kokteje dhe birra që kanë si kryefjalë futbollin.

Në “Grails”, një lokal në qendër të Miamit, është bërë një gjetje e veçantë në shërbimin e tyre gjatë Botërorit. Takat e futbollit janë kthyer në gota për klientët e tyre. Tifozët që ndoqën ndeshjen e Gjermanisë kundër Curaçaos pinin kokteje nga gota në formë atletesh, të zbukuruara me afishe të flamurit gjerman, ndërsa birrat shërbeheshin nga një miniaturë e trofeut të Kupës së Botës. Dhjetëra ekrane televizive transmetuan ndeshjen drejtpërdrejt, ndërsa mbështetësit brohorisnin dhe ndiqnin aksionin.

Tifozët mund t’i personalizojnë gotat e tyre të koktejeve me afishe të ekipeve të tyre të preferuara kombëtare, ndërsa birra shërbehet në gota në formë trofeu. Në përfundim të ndeshjes, pronari i lokalit tha se klientët mund t’i marrin gotat me vete si suvenire.

Miami është një nga qytetet pritëse të Kupës së Botës FIFA 2026, me ndeshje të planifikuara në stadiumin e Miamit në Miami Gardens. Ndeshja e parë në Miami luhet këtë të hënë, kur Arabia Saudite përballet me Uruguain. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos