
Granit Xhaka ka gjetur rrugën e rrjetës për herë të parë me fanellën e Sunderlandit, në ndeshjen ndaj Evertonit.
Goli i Xhakës erdhi në fillimin e pjesës së dytë, pas një kombinimi të bukur me Enzo Le Fee, ku kapiteni i Sunderland lëshoi një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, të ngjashme me golin që i shënoi Serbisë në Botërorin e vitit 2018, shkruan A2.
Topi u devijua lehtë dhe përfundoi në rrjetë, pa asnjë mundësi për portierin Jordan Pickford.
Ky ishte goli i parë për liderin e Sunderland, ku ka edhe tre asist deri tani.
(A2 Televizion)