All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Situata me pandeminë në rajon, 32 raste të reja në Kosovë, humb jetën një 44-vjeçar

Nga A2 CNN
27 Prill 2020, 09:54 | Kosova
Situata me pandeminë në rajon, 32 raste të reja në
All - Paragraf - 1

Kosova raportoi të dielën 32 raste të reja me COVID-19, siç bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

 Një 44-vjeçar, i shtruar në spital që prej 17 prillit humbi jetën nga koronavirusi. Siç thuhet, pacienti ishte në gjendje të rëndë dhe vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.

All - Paragraf - 3

Në Kosovë numërohen gjithsej rreth 763 te infektuar dhe 21 humbje jetësh.  Edhe në Maqedoninë e Veriut, të dielën u raportuan 2 jetë të humbura, por shpresëdhënëse është ulja e rasteve te reja, dhe shtimi i të shëruarve.

https://a2news.com/2020/04/21/perballimi-i-pandemise-ne-kosove-morina-ndihmese-mosha-e-re-e-popullsise/

Ndërkohë, 19 persona rezultuan pozitiv ndaj COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa ata që e fituan betejën me virusin ishin 126.

 Në Serbi, virusi ka prekur mbi 8 mijë vetë e ka marrë 156 jetë njerëzish. Nga sot, në këtë vend, ngrenë qepenat sallonet e bukurisë, palestrat dhe disa biznese të tjera. Greqia vijon të ruajë shifrat nën kontroll, me rreth 2500 të infektuar dhe 134 viktima. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos