Shqiptarët kërkojnë shpëtim nga vapa, temperaturat rekord rrisin kërkesën për kondicionerë

Nga A2 CNN
25 Korrik 2026, 19:01 | Aktualitet

Temperaturat e larta dhe në rritje po rrisin kërkesat për të blerë kondicionerë. Me verën që bëhet përvëluese çdo vit e më shumë, mbeten zgjidhja e vetme për të përballuar të nxehtin gati jo-normal të stinës.

Gentian Beqiri, menaxher dyqani, shprehet për A2CNN: “Në krahasim me vitet teksa vapa bënte 5 ditë apo një javë, njerëzit duronin dhe nuk blinin një kondicioner. I nxehti këtë vit ka qenë i papërballueshëm dhe ndaj ka pasur shumë kërkesa që nga qershori për të blerë kondicionerë.”

Në raport me një vit më parë, dyqanet raportojnë gati dyfishim të shitjeve: “Kemi pasur deri në 20 shitje në ditë. Problemi që kemi është i montimit. Kjo për shkak se kanë ikur ata që merren me montimin e kondicionerëve. Ne duam që veç shitjes t’i shkojmë deri në fund shërbimit, te montimi”.

Me vapën e padurueshme nga njëra anë dhe nevojën për të kursyer energji elektrike nga tjetra, menaxheri i një prej dyqaneve që shet kondicionerë në Tiranë, Gentian Beqiri na tregon edhe se çfarë kondicionerësh shqiptarët zgjedhin: “Shumica e klientëve kërkojnë kondicionerë që kursejnë energji. Githashtu kërkojnë çmime mesatare, Kjo pasi edhe Tirana nuk është se ka temperatura shumë të ultta gjatë dimrit ë kondicioneri t kondicioneri të mos funksionojë”.

Të dhënat e Censit të Popullsisë dhe Banesave treguan se vetëm një në katër familje shqiptare kishte kondicionerë në shtëpi. Nga 755 mijë 950 familje në total, vetëm 207 mijë 886 apo 27.5 për qind e totalit kishte mundësinë të ftohej apo ngrohej me kondicionerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos