Referendumi për Berishën, mbyllet procesi i zgjedhjeve për kryetarin e PD. Ja rezultatet

Nga A2 CNN
23 Maj 2026, 19:09 | Politikë

Referendumi për Berishën, mbyllet procesi i zgjedhjeve për

Është mbyllur në orën 19:00 procesi i votimit në zgjedhjet me një kandidat për kreun e PD-së, ku Sali Berisha po rikonfirmohet në krye të selisë blu, raporton A2CNN. 

Kujtojmë që procesi ishte parashikuar të mbyllej zyrtarisht në orën 18:00, por u vendos që votimi të shtyhej me një orë.

Procesi nisi në orën 08:00 të mëngjesit, me hapjen e 87 qendrave në të gjitha degët e Partisë Demokratike në rang vendi. 

Në garë është vetëm kryedemokrati  Sali Berisha, i cili e ka cilësuar procesin e 23 majit si një “referendum” për drejtimin e partisë.

 

REZULTATET

Durrësi 

Në total në qytetin bregdetar janë numëruar 892 vota pro, 29 kundër dhe 10 abstenim. 

Vlora 

Nga 741 pjesëmarrës, 708 kanë votuar pro, 22 kundër, 4 abstenim, dhe 7 vota janë shpallur të pavlefshme. 

Gjirokastër 

Kanë rezultuar 270 vota pro, 11 kundër, 5 abstenim dhe 5 të pavlefshme.

Korçë

Nga 4721 anëtarë me të drejtë vote kanë votuar 435 anëtarë. Nga këto, 392 kanë votuar PRO Sali Berishës, 18 kundër dhe 7 prej tyre kanë abstenuar. 18 vota kanë dalë të pavlefshme.

Dega Devoll

Nga 695 votues, votuan pro 648, 29 kundër, 15 abstenuan, ndërsa 3 vota u shpallën të pavlefshme.

Pustec

Në kutinë e Pustecit nga 66 anëtarë me të drejtë vote kanë votuar 15, 14 prej të cilëve pro dhe 1 Kundër

Gramsh

Kanë votuar 248 persona, 215 pro dhe 22 kundër, 3 abstenim.

Shijak

Përfundon numërimi me 320 votues, nga të cilët janë 303 pro, 16 kundër dhe 1 abstenim.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos