
Kryeministri Edi Rama ka postuar momentin kur Dritan Goxhaj lexoi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kërkesat e protestuesve drejtuar qeverisë së tij, shkruan A2.
“Si thoshin derrat e knaqun migjenianë të segmentit “intelektual” të protestës, nuk ka lidhje Irani ëëë…. Mos harroni çfarë ju kam thënë qysh në fillim: Dy fitimtarë do dalin kur kësaj proteste t’i bien të tëra puplat fallco të flamingove, Partia Socialiste që do të bëhet më e fortë dhe qeverisja jonë që do të përmirësohet shumë ndjeshëm”, shkruan Rama në Facebook.
(A2 Televizion)
