Protesta në ditën e 28-të, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë

Nga A2 CNN
27 Qershor 2026, 19:20 | Politikë

Protesta në ditën e 28-të, qytetarët grumbullohen para

Protesta qytetare ka hyrë sot në ditën e 28-të të saj, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

Në protestën e sotme pritet të marrin pjesë edhe shumë emigrantë, shkruan A2.

Protestuesit u grumbulluan në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë.

Sot, Policia e Shtetit njoftoi se ka proceduar penalisht 15 shtetas për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos