Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi se në librin “Albanian Files” arkitektët e thonë vetë që janë kontaktuar personalisht nga Edi Rama.
“Ne na vjen mirë që tema mjedisore sjell për herë të parë edhe deputetë të Partisë së Gjelbër për të vizituar vendin dhe për ta ngritur zërin edhe për temat që prekin drejtpërdrejt mjedisin. Edhe për këta arkitektët e huaj belgë, italianë apo hollandezë që vijnë në Shqipëri nuk guxojnë të bëjnë projekte të ngjashme apo të flasin me të njëjtën gjuhë në vendet e tyre. As nuk e çojnë në mend dhe rrezik u mbyllen dhe studiot. Ndërsa në një “parajsë” siç është Shqipëria për ta, në një parajsë të pasurimit të paligjshëm, siç kanë rezultuar projektet e pastrimit të parave me kullat e shumta që janë ndërtuar në Tiranë, sigurisht ata mbajnë një standard tjetër. Kjo në fakt është një aktakuzë edhe për një arsye tjetër. Nuk ka asnjë arkitekt nga këta që kanë ardhur dhe kanë dizenjuar kullat në Shqipëri që nuk e di se me kë ka bashkëpunuar dhe me cilat grupe kriminale i është dashur të ulen kur kanë dizajuar projektet e kullave që investitorë në disa raste kanë kompani me 1 000 euro kapital, në disa raste kanë kompani që kanë zero eksperiencë, në disa raste kanë kompani që sot janë nën sekuestro për trafik ndërkombëtar droge. Pra, do duhet të japin në një moment llogari para qytetarëve shqiptarë për dijeninë që kanë patur, për informacionet që kanë patur dhe bashkëpunimin që kanë patur me Edi Ramën. Një pjesë e madhe librin e dëshmive “Albanian Files” ka të bëjë dhe me faktin që arkitektët e thonë vetë “që jemi kontaktuar personalisht nga Edi Rama, nga kryeministri i Shqipërisë, ku na është kërkuar prej tij që ne të vijmë në Shqipëri dhe të bëjmë projektet zhvillimore sipas vizionit që ai ka”, tha Këlliçi në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN.
“Kështu që, do duhet të shterohet deri në fund ai libër “Albanian Files” sepse është një pasuri e jashtëzakonshme do të thoja unë e jo vetëm denoncimit, por e dekriptimit të vizionit që Edi Rama ka patur për Shqipërinë dhe për ta trajtuar atë si një plaçkë, si një mall privat të tij”, shtoi deputeti demokrat.
(A2 Televizion)