Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, dhe deputetja e Partisë Socialiste, Briseida Çakërri, u përfshinë në një debat në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.
Alimehmeti argumentoi se në PS nuk e duan integrimin në BE, pasi është kundër interesave të tyre. Kjo u kundërshtua nga Çakërri, e cila më herët e konsideroi pjesë të premtimit të mbajtur nga qeveria përparimin në procesin e integrimit. Po ashtu ajo i kujtoi Alimehmetit se nuk mund të flasë për garë të brendshme, me modelin e garës që ka dhënë PD-ja.
DEBATI:
Çakërri: Si flisni ju për garë kur ju u hoqët dosjen atyre që do konkurronin me kryetarin?!
Alimehmeti: Detyrimi për të shkëputur partinë nga shteti ju ka ardhur ju nga Komisioni Europian. S’më ka ardhur mua. Keni detyrën të ndani partinë nga shteti. Meqenëse doni të shkoni në BE që e kërkojnë 92 për qind e qytetarëve. Këto janë punët që duhen bërë. Ju mendoni se ai grushti i njerëzve që komandon Shqipërinë e do këtë?!
Çakërri: Po thoni për grushtin në protestat tuaja?!
Alimehmeti: Nuk e duan këta BE-në, shitet si fasadë dhe disa edhe e besojnë. S’e duan sepse është kundër interesave të veta. Ne na ka rënë rinia, 33 mijë vetë më pak sipas INSTAT-it, të moshës nga 0-35 vjeç.
Çakërri: Ju nuk bëni garë brenda partie suaj.
Alimehmeti: Për garën brenda partisë kam folur, s’e keni ndjekur.
Çakërri: Pse qëndroni te kjo parti kur s’jeni dakord?!
(A2 Televizion)