Alimehmeti: Protesta ka dy elemente, në PD do reflektojmë

Nga A2 CNN
27 Qershor 2026, 21:25 | Politikë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, deklaroi se protesta e cila është në ditën e saj të 28-të ka dy elemente dhe shtoi se sa i përket Partisë Demokratike, është në proces reflektimi ndaj kërkesave të protestuesve.

“Duhen analizuar dy elemente të protestës. Elementi i parë është pakënaqësia e madhe ndaj formës së qeverisjes. Të fitosh mandatet, nuk të jep mandat për të abuzuar. Elementi i dytë është dëshira për ndryshim brezash ose elitash politike. Kjo kërkon reflektim nga secila parti. Koinçidencë është që neve në PD jemi në ditët që do të zgjedhim Kryesinë dhe të gjitha organet drejtuese tonat. Të mërkurën e kemi dhe besoj që do reflektohet”, tha Alimehmeti në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN.

“Protesta u rrit në fillim të qershorit, ndërkohë që Kuvendin Kombëtar ne e patëm në 30 maj. Këshilli Kombëtar nuk është konstituuar akoma dhe mendoj që kjo vonesë erdhi edhe për nevojën e reflektimit se çfarë po kërkohet nga njerëzit. Besoj dhe shpresoj që ky reflektim do të vijë. Nëse nuk reflektohet, pastaj është një gabim tejet i madh”, shtoi Alimehmeti.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos