Me kallash në dorë në rrugët e Kamzës, i riu terrorizon banorët

Nga Igli Çelmeta
26 Qershor 2026, 21:01 | Kronikë

Me kallash në dorë në rrugët e Kamzës, i riu terrorizon

Detaje të reja janë mësuar në lidhur me të shtënat me armë të raportuara mbrëmjen e sotme në Kamëz, të cilat shkaktuan panik tek banorët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, të A2 CNN një i ri ka dalë i armatosur në rrugë me një kallashnikov, duke krijuar frikë dhe pasiguri mes qytetarëve. Nuk është ende e konfirmuar nëse ai ka qëlluar me armë.

Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka neutralizuar e arrestuar personin e dyshuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos