82 vjetori i gjenocidit ndaj çamëve mes përkujtimit dhe bashkëjetesës europiane së dy popujve

Nga A2 CNN
26 Qershor 2026, 14:32 | Politikë

Në sallën plenare të Kuvendit, në bashkëpunim me shoqatën patriotike Çamëria, u përkujtua 82 vjetori i gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Mes mesazheve kryesore, përbashkues ishte qëllimi se askush nuk kërkon konflikt por kujtesë dhe respekt.

Në Europën e bashkuar ku synojnë të bashkëjetojnë, Shqipëria dhe Greqia kanë më shumë të përbashkëta sesa çfarë i ndan, pohoi drejtuesi i shoqatës Çamëria.

Bashkëjetesa europiane ishte çfarë u nënvizua edhe nga përfaqësues të mazhorancës. Ceremonia u mbyll me vallen tradicionale të Osman Takës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos