
Nën interpretimin brilant të violinistes Laura Llozi dhe pianistes Rejsi Prosi, publiku përjetoi nga afër finesën, teknikën dhe ndjeshmërinë artistike e tre veprave nga repertori simfonik në teatrin e Operas dhe Baletit.
Tchaikovsky, Ravel dhe Milhaud janë interpretuar nga dy artiste të reja, port ë duartrokitura si asnjëherë më parë në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Laura Llozi në violinë hapi mbrëmjen me një nga kryeveprat më të dashura të repertorit romantik, Koncertin për Violinë dhe Orkestër të Tchaikovsky-t, një vepër që konsiderohet ndër koncertet më të njohura dhe sfiduese violinistike.
Laura Llozi është vetëm 23-vjeç dhe është artistja më e re si koncert maestro aktualisht, por rikthehet në Operan e Tiranës, pa harruar që 7 vjeç po këtu u ngjit për herë të parë në skenë.
Koncerti për Piano i Maurice Ravel është një kryevepër që ndërthur elegancën, virtuozitetin dhe ngjyrat e pasura orkestrale që u ekzekutuan në skenë nga Rejsi Prosi, fituese e më shumë se 25 konkurseve kombëtare e ndërkombëtare, nga Austria në Shtete e Bashkuara të Amerikës, Rejsi u ngjit në skenën operistike shqiptare për të përcjellë meloditë e rafinuara dhe energjinë ritmike.
Të dyja interpretet e reja i bën bashkë suksesi në Vjenë, çmimet ndërkombëtare dhe sigurisht rikthimi në Teatrin e Operas dhe Baletit. (A2 Televizion)