SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja

Nga A2 CNN
4 Qershor 2026, 14:52 | Kronikë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot zyrtarisht se ka zgjeruar hetimet ndaj ish/zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastruktutrës, Belinda Balluku, e akuzuar për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Sipas SPAK, Balluku dyshohet gjithashtu për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, shkruan A2.

Në njoftim thuhet se pas kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme ka vendosur nën sekuestro një pasuri të paluajtshme në Himarë, që dyshon se pronare indirekte është zonja Balluku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos