Gjykata jep vendimin për protestuesit

Nga A2 CNN
5 Korrik 2026, 15:02 | Kronikë

Gjykata jep vendimin për protestuesit

Është dhënë vendimi për protestuesit e ndaluar gjatë protestës së 2 korrikut para kuvendit të të Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat një prej avokatëve tha se dy prej protestuesve Everest Bardhi dhe Ervin Gega janë lënë në arrest shtëpie, 5 persona janë pa masë sigurie dhe gjithë të tjerët për detyrim paraqitje.

“Nga 21 personat që ishin për masë sigurie, vetëm 19 ishin nga protesta, 2 të tjerë nuk kishin lidhje. Nga 19 personat për 3 prej tyre prokuroria fillimisht  kërkoi arrest me burg, pastaj e ndryshoi për njërin duke kërkuar arrest në shtëpi për njërin prej tyre. Pas debatit gjykatat vendosi 2 persona do qëndrojnë në arrest shtëpie, 5 persona janë pa masë sigurie dhe gjithë të tjerët për detyrim paraqitje. Disa dy herë në muaj, disa 1 herë në muaj. Arrestimi u konsiderua i ligjshëm në parim, pasti debat shumë të madh”, tha avokati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos