
Është shtyrë për më 11 shtator, seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj, pasi gjykata deklaroi se nuk është ende gati për t’u shprehur mbi kërkesat e palëve.
SPAK kundërshtoi 23 kërkesat e Beqajt, duke i cilësuar të pabazuara në ligj dhe kërkoi rrëzimin e tyre. Prokurori Edvin Kondili argumentoi se pretendimet e ish-ministrit janë trajtuar gjatë hetimeve dhe në fazat e mëparshme gjyqësore.
Nga ana tjetër, Beqaj pretendoi se gjatë hetimeve i janë cenuar të drejtat procedurale dhe se ende nuk ka qartësi të plotë mbi akuzat ndaj tij.
Avokati i tij kërkoi kohë për t’u njohur me përgjigjet e SPAK përpara vijimit të shqyrtimit të çështjes. (A2 Televizion)