
Një shpërthim tritoli është regjistruar në Lezhë në afërsi të banesës së Nikulajve në fshatin Balldren i Vjetër, raporton A2CNN.
Në vendngjarje nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Ndërkaq, një person është ndaluar nga policia.
"Rreth orës 09:55, jemi njoftuar se në fshatin Balldren i Vjetër, Lezhë, në një terren të hapur në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, pa shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore. Në lidhje me këtë ngjarje, është shoqëruar 1 shtetas i dyshuar dhe po kryhen veprime të mëtejshme për sqarimin e rrethanave. Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të të dy ngjarjeve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve", thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)