
Seanca në Gjykatën e Posaçme ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe 18 të bashkëpandehurve të tjerë të tij, që nisi këtë të mërkurë, u shty për në datën 16 qershor, raporton A2 CNN.
Veliaj vetë nuk mori pjesë në të, por u përfaqësua me avokatin Plarent Ndreca. Në sallë ishte gjithashtu i pranishëm vetëm prokurori Ols Daso, ndërsa mungonte prokurori tjetër i çështjes, Altin Dumani.
Mësohet se Veliaj i ka dërguar një shkresë gjykatës duke i bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në seancë pasi mbajtja në kafaz e tij nuk është as e hijshme as dinjitoze dhe për këtë arsye kërkoi të përfaqësohet nga avokati.
Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatëve të të pandehurve të tjerë, ndërsa u pezulluan edhe afatet e paraburgimit për Veliajn.
Sa i takon kërkesës së avokatit Ndreca që nuk i janë dhënë 24 fashikuj trupa gjykuese thekson fashikujt që mungojnë lidhen më njoftimin e akuzës për të pandehurit e tjerë. Kërkesa nuk mund të trajtohet si kërkesë për të zbatuar një vendim të një gjykate tjetër por si një kërkesë e mbrojtjes. Gjykata thekson se nuk i është cenuar mbrojta deri në këtë fazë. Megjithatë, Gjykata vendosi që t'i vërë në dispozicion Erion Veliajt 24 fashikujt që mungojnë. (A2 Televizion)