Sherr në zonën e Ali Demit, plagoset me thikë një person

Nga Igli Çelmeta
19 Qershor 2026, 15:30 | Kronikë

Sherr në zonën e Ali Demit, plagoset me thikë një person

Dy persona janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin në zonën e Ali Demit, shkruan A2 CNN. Pas konfliktit është qëlluar me thikë shtetasi Dritan Aga.

Policia tha se sherri ndodhi në rrugën “Hodo Beg”. “Gjatë një konflikti dyshohet për motive të dobëta, është dëmtuar me mjet prerës shtetasi D. A., rreth 41 vjeç si dhe me grushte shtetasi J. G., rreth 61 vjeç. Autori i dyshuar i rastit është shtetasi E. J., rreth 32 vjeç, i cili është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij”, tha policia.

Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos