Po kalonte autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, fuoristrada përplas 75-vjeçaren

Nga Çaku Tafa
13 Korrik 2026, 07:58 | Kronikë

Po kalonte autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, fuoristrada

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në fshatin Zhamë-Sektor, ku një automjet tip fuoristradë ka përplasur një 75-vjeçare që po kalonte autostradën.

Sipas të dhënave paraprake, Bajame Ramazani po kalonte rrugën për të shkuar drejt tokave bujqësore, vetëm rreth 50 metra larg një mbikalimi.

Si pasojë e përplasjes së fortë, e moshuara u transportua në gjendje kritike në Spitalin e Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia Rrugore ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos