
Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në “15 Tetori” në Fier. A2 CNN mëson se plagosja ka ndodhur pas një konflikti mes dy të rinjve në një lavazh.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e cila po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i Policisë Fier
Zbardhet ngjarja e ndodhur pak orë më parë në lagjen “15 Tetori”, Fier, ku u plagos me mjet prerës (thikë) shtetasi E. G., 35 vjeç.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe vijon punën për kapjen e tij.
Pas njoftimit se në Spitalin Rajonal Fier është paraqitur i dëmtuar shtetasi E. G., 35 vjeç, i cili dyshohet se ishte plagosur me mjet prerës (thikë) gjatë një konflikti. Shërbimet e Policisë kanë ndërmarrë menjëherë veprime për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, pavarësisht mosbashkëpunimit të të dëmtuarit, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se gjatë një konflikti ka plagosur me mjet prerës (thikë) në pjesën e barkut shtetasin E. G.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 11:40, në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. G., 35 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës thikë nga një shtetas ende i paidentifikuar.
Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)