
Në të gjithë Kosovën janë mbyllur qendrat e votimit, duke përmbyllur procesin zgjedhor.
Pas një procesi që ka zgjatur nga ora 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës në qendrat përkatëse, shkruan A2.
Institucionet përgjegjëse pritet të nisin së shpejti procedurat e numërimit të votave dhe publikimin e rezultateve preliminare.
Procesi është zhvilluar në përgjithësi pa probleme. (A2 Televizion)