
Tension i lartë para Parlamentit.
Situata është përshkallëzuar dhe policia ka shoqëruar disa protestues.
Gazetari i A2CNN, Anesti Barjamemaj, tregoi se gjithçka ndodhi pasi u godit me breshëri vezësh një nga automjetet e parkuara para Parlamentit.
"Policia ndërhyri duke shoqëruar disa prej tyre dhe i ka larguar protestuesit nga zona e hyrjes së Parlamentit", tha gazetari. (A2 Televizion)