Aksident i rëndë në autostradë, furgoni del nga rruga, njerëzit mbeten të bllokuar brenda

Nga Igli Çelmeta
30 Qershor 2026, 15:09 | Kronikë

Aksident i rëndë në autostradë, furgoni del nga rruga,

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë të martës në autostradën Tiranë-Durrës, ku një furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas asaj që mëson A2 CNN, pasagjerët kanë mbetur të bllokuar brenda në mjet, ndërsa ende nuk dihet shkaqet e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa ambulanca, që kanë transportuar në spital disa prej të plagosurve. Ndërsa forcat zjarrfikëse po përpiqen të nxjerrin jashtë mjetit personat e mbetur brenda, mes të cilëve raportohet se ka edhe fëmijë.

Vijon... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos