Pas shkarkimit si drejtor i Policisë Shkodër, Gentian Berberi është pezulluar nga policia.
A2 CNN raporton se ditën e sotme ai ka pasur një debat në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, pasi u largua nga drejtor i Policisë Shkodër.
Berberi pas shkarkimit si drejtor ishte emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në sektorin e Analizës, por Hita ka vendosur pezullimin e menjëhershëm të Berberit nga detyra, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur procedurat e hetimit disiplinor.
Gentian Berberi u shkarkua disa ditë më parë si drejtori i Policisë së Shkodrës. Berberi i cili më parë drejtonte policinë në Kukës, mori drejtimin e policisë së Shkodrës para 11 muajsh pas largimit të Fatmir Lleshit në kohën e prishjeve të ndërtimeve në Theth.
Në përditësim... (A2 Televizion)