Zgjedhje pa reformë territoriale? Mazniku: Duhet draft brenda 15 korrikut, ja si duhen bashkitë

Nga A2 CNN
25 Qershor 2026, 16:10 | Politikë

Kuvendi i Shqipërisë ka edhe 20 ditë kohë nëse do të vendosë që në zgjedhjet lokale të 2027 do të shkohet me një numër më të ulët apo të lartë të bashkive. Në një intervistë për A2 CNN, bashkëkryetari socialisti Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale e pranon që procesi ka hyrë në një presion të kohës, por nëse deri më 15 korrik nuk ka një produkt, sipas Arbjan Manzikut, zgjedhjet e ardhshme bëhen me ndarjen aktuale administrative territoriale.

“Deri më 15 korrik duhet t’i drejtohemi kuvendit me një produkt, raport ose draft, përndryshe ai rrezikon të shkojë për 2031”.

Bindjen e tyre fillestare që duhet të ketë më pak bashki, socialistët nuk e kanë ndryshuar as pas seancave dëgjimore me të zgjedhurit vendorë.

“Kemi kuptuar që disa bashki nuk kanë kapacitetet dhe duhet të bashkohen. Edhe pse bëhet fjalë për një nga reformat më të rëndësishme, disa bashki kanë refuzuar të paraqiten në komision, pasi prania e tyre nuk është detyruese.

Sipas burimeve, edhe kryetarja e komanduar e Tiranës ka refuzuar të marrë pjesë, ndërsa socialistët kanë kërkuar që Bashkia të njoftojë Veliajn nëse dëshiron të marrë pjesë në Komision.

“Kemi rënë dakord që në komision të jenë kryetarët dhe jo nënkryetarët. Bashkia duhet ta zgjidhë”.  A2CNN ju drejtua Kryetares së komanduar të bashkisë së Tiranës nëse e ka njoftuar Veliajn, por ende nuk ka një përgjigje nga ana e saj.

Edhe pse parashtron që PS ka vullnet për dakordësi me PD për reformën terrioritale, në fund Arbian Mazniku e la të hapur mundësinë që PS ta bëjë edhe e vetme.

“PS është mandatuar për reforma”. Të majtët e shohin realizimin e reformës territoriale në funksion të anëtarësimit të vendit në BE, ndërsa PD kërkon një reformë që i çon bashkitë sa më afër qytetarëve, duke i mëshuar faktit se duhen më shumë se 61 bashki dhe jo më pak.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos