Mbante në banesë armë e municione, arrestohet 43-vjeçari në Allgjatë

Nga A2 CNN
18 Qershor 2026, 12:03 | Kronikë

Mbante në banesë armë e municione, arrestohet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi mbante në banesë armë dhe municione.

Ai u arrestua në fshatin Allgjatë, gjatë operacionit të koduar “Guns”, nga efektivët e komisariatit numër 6.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Allgjatë, Vaqarr, u gjetën 1 armë zjarri (kallashnikov, AK-47), 2 krehra dhe 81 fishekë kallashnikovi, si dhe 1 armë gjahu me 24 fishekë, që posedoheshin pa leje.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos