
Janë zbardhur detaje të reja nga atentati me armë zjarri që tronditi mbrëmjen e kësaj të shtune lagjen nr. 4 në Sarandë.
Sipas informacioneve për gazetarin e A2CNN Edi Ruçi, objektiv i sulmit ka qenë 50-vjeçari Thimjo Rubati, i njohur edhe me emrin Sandri. Ai mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri dhe fillimisht u transportua në Spitalin e Sarandës.
Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, Rubati është nisur më pas me urgjencë drejt Tiranës, ku pritet të marrë trajtim të specializuar.
Burime bëjnë me dije se 50-vjeçari është një person me precedentë penalë të mëparshëm, ndërsa në të kaluarën ka qenë i dënuar për trafikim të fëmijëve. (A2 Televizion)