“I çojnë dronët në protestë e u vriten policët”, ish-prokurori: Efektivët duhej të ktheheshin kur iu prish makina

Nga A2 CNN
4 Qershor 2026, 21:53 | Kronikë

Ish-prokurori Ervin Karanxha komentoi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku 43-vjeçari Violand Braçellari dyshohet se vrau efektivin e policisë Enea Mekolli dhe plagosi kolegun e tij, Edison Adri.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Karanxha theksoi se efektivët duhet të kishin kthyer pas, pasi automjeti i tyre u prish dhe i la në rrugë.

Po ashtu ish-prokurori ngre pyetjen përse nuk u përdorën dronët për monitorim, duke shtuar se ato nuk duhen përdorur për protesta.

Duhen parë veprimet që në momentin e prishjes së makinës. Për mendimin tim ata duhet të ishin kthyer mbrapsht ose të thërrisnin kompetentët, të thërrisnin RENEA-n. Vet RENEA ka dështuar katër herë. Dronët e famshëm duhet të ishin aty, jo te protesta, mund të ishte monitoruar nga ajri.  Pra dronët sot neve diskutohet për kjo është inteligjenca që duhet të kemi. Policia e shtetit nuk paska dron për të për të identifikuar, për të lokalizuar dron. Tamam. Jo dron tenderi që i mbaron bateria", tha ish-prokurori. 

"Prandaj gjërat duhet parë me kujdes. Njerëzit s'duhet të nguten aq më tepër punonjësit e policisë dhe në polici duhet të investohet. Jo me fjalë. Më mirë mos ishte kapur të ishin kthyer, se ai në fshat ka qenë. Habitem si s’ka shkuar IKMT-ja se ka pasur ndërtim, siç shkuan në Theth”, shtoi Karanxha.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos