Gjendet pa jetë në banesë 55-vjeçarja në Sheqeras të Maliqit

Nga Artin Halili
21 Qershor 2026, 12:25 | Kronikë

Gjendet pa jetë në banesë 55-vjeçarja në Sheqeras

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq, ku një grua 55-vjeçare është gjetur pa jetë.

Sipas policisë, 55-vjeçarja Lavdie Daci dyshohet se kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë brenda banesës së saj. Trupi i pajetë është konstatuar nga vajza e saj, e cila ka njoftuar menjëherë uniformat blu.

Gjendet pa jetë në banesë 55-vjeçarja në Sheqeras

A2 CNN mëson se viktima jetonte me djalin e saj, i cili ishte larguar një javë më parë drejt Greqisë për punë sezonale, ndërsa fëmijët e tjerë ndodhen në Tiranë dhe në Greqi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos