Burri dhunon gruan e tij 73-vjeçare, e moshuara në gjendje të rëndë në spital

Nga Artin Halili
27 Qershor 2026, 17:24 | Kronikë

Burri dhunon gruan e tij 73-vjeçare, e moshuara në gjendje të

Burri dhunon rëndë bashkëshorten e tij 73-vjeçare në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qytetin liqenor, ku pas një debati që kanë patur mes njëri-tjetrit, bashkëshorti mësohet se ka dhunuar me sende të forta bashkëshorten e tij të moshuar, duke i shkaktuar plagë të shumta në trup, shkruan A2.

Policia ka reaguar duke bërë të mundur ndalimin e agresorit, ndërkohë që 73-vjeçarja pasi është dërguar në spitalin e Pogradecit mësohet se është bërë gati për t'u dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, pasi gjendja e saj paraqitet shumë e rëndë.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh në Pogradec i dhunës në familje, ku vetëm pak ditë më parë bashkëshorti goditi me thikë bashkëshorten duke i shkaktuar plagë të rënda, ndërsa ditën e sotme një i moshuar bën për spital bashkëshorten e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos