Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së premtes në autostradën Fier–Vlorë, në afërsi të Novoselës.
Viktima, ende e paidentifikuar, dyshohet se po tentonte të kalonte autostradën në momentin kur është përplasur nga një automjet. Si pasojë e goditjes së fortë, ai ka pësuar dëmtime të rënda në të gjithë trupin dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Për shkak të aksidentit, qarkullimi i automjeteve në segmentin Levan–Novoselë u bllokua për një periudhë kohe, duke krijuar radhë të gjata automjetesh.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po punohet edhe për identifikimin e viktimës. (A2 Televizion)