Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset në kanal

Nga Edi Ruçi
6 Qershor 2026, 09:58 | Aktualitet

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, automjeti del nga rruga dhe

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Delvinë–Sarandë, pranë fshatit Karahaxh.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanalin anësor, shkruan A2CNN. 

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit, i cili udhëtonte i vetëm në momentin e aksidentit, ka shpëtuar pa lëndime serioze, duke pësuar vetëm disa gërvishje të lehta.

Policia po punon për të sqaruar shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos