50 milionë euro mashtrime me call center, arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika

Nga Edi Ruçi
3 Korrik 2026, 15:04 | Kronikë

50 milionë euro mashtrime me call center, arrestohet në Dhërmi

A2 CNN mëson nga burime nga Policia e qarkut Vlorë sapo është arrestuar në Dhërmi Granit Pepnika.

Pepnika ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes së bujshme të Call Centerave, pasi dyshohet se ka mashtruar qindra qytetarë me dëmin financiar 50 milion euro.

Pepnika është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës për këtë vepër penale.

Të njëjtat burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se Granit Pepnika është arrestuar sapo ka dal nga vila e tij në Drimadhes. Në rrugë operative policia e Vlorës ka pasur informacion mbi ve ndodhjen e tij dhe e ka mbajtur në vëzhgim.

Në momentin kur po dilte për të shkuar për të pushuar e kanë arrestuar. Operacioni është finalizuar nga Operacionalia e Policisë së Vlorës. Granit Pepnika nuk ka pasur kohë të reagojë. Nuk ka bërë rezistencë. Operacioni është në zhvillim e sipër pasi janë evidentuar dhe disa sende të tjera të kundërligjshme të cilat do të jenë pjesë e hetimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos