Vapa përvëluese nga njëra anë dhe sezoni turistik në kulm nga tjetra kanë çuar në nivele rekord konsumin e energjisë elektrike. Me kondicionerët ndezur thuajse në çdo zyrë e banesë, muajin e shkuar u shpenzuan gati 25 mijë megavat-orë energji.
"Nëse krahasojmë konsumin e qershorit të 2025 me atë të qershorit ka një rritje prej 13.9%. Nëse krahasojmë 6 mujorin e parë të 2025 me 6 mujorin e parë të 2026-ëa kemi një rritje të konsumit me 10%", deklaroi Llambi Miti, drejtor i operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Në gjysmën e parë janë konsumuar 4.4 milionë megavat nga 300 mijë shumë se të njëjtën periudhë vjet. Për të përballuar kërkesën e lartë dhe për të shmangur ndërprerjet në furnizimin me energji, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hartuar një plan masash, me 136 grupe në terren.
“Në terren kemi 1120 punonjës të ndarë në 136 grupe, ku janë të kompletuar me mjete pune dhe bazën materiale e nevojshme për të minimizuar çdo ndërprerje të energjisë elektrike”, u shpreh Llambi Miti, drejtor i operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.
Gjithashtu për të shmangur stakimet për shkak të ngarkesës është investuar në rritjen e fuqisë së nënstacioneve sidomos përgjatë bregdetit.

“Kemi shtuar fuqinë e transformatorëve ekzistues apo numrin e kabinave që të bëjnë një shpërndarje më të mirë të energjisë”, tha Llambi Miti, drejtor i operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.
Nga ana tjetër edhe KESH ka nisur të blejë energji për të përballuar kërkesën për energji në për shkak edhe të thatësirës së pritshme për javët në vijim. Në vetëm 1 ankand për periudhën 1 Korrik-30 Shtator KESH ka blerë 331 mijë megavat energji me vlerë 41.5 milionë euro. (A2 Televizion)