Nga 1 korriku nis programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, 250 milionë euro financim për bizneset

Nga Mario Brakaj
3 Qershor 2026, 13:02 | Ekonomi

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”... Është kjo formula e re me atë të cilës qeveria do të përpiqet të joshë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Nisma që synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në zgjerimin e aktivitetit të tyre do të nisë të zbatohet nga 1 korriku me një fond prej 250 milionë eurosh.

“Pikërisht këtë po bën qeveria me Bankën e Shqipërisë dhe me bankat e nivelit të dytë. Kemi pasur një takim shumë të dobishëm pak ditë më parë, gjatë javës që lamë pas, dhe kemi dakordësuar që brenda një muaji, pra në fillim të muajit maj, do të bëjmë edhe shpalljen e programit, me firmosjen ceremoniale të të gjitha marrëveshjeve të nevojshme, për t’i vënë në dispozicion të gjithë atyre që duan të rriten një garanci dhe një financë që të çojë në dyfishimin e ndërmarrjes së tyre”, tha ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, përcjell A2 CNN.

Bashkë me aktin normativ që i kalon fondin programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ndryshime ka pësuar edhe programi i punësimit. “Ne rishikuam Strategjinë Kombëtare të Punësimit, që të zgjerojmë aktivitetin e garancisë rinore, që iu dedikohet të rinjve dhe të rejave, që duan të punësohen. Nëse nuk kanë një aftësi, kanë mundësi që të aftësohen”, tha Ibrahimaj.

Qeveria ka miratuar ndryshime edhe në menaxhimin e strukturave qeveritare në Vlorë dhe Velipojë. “Programi Hospitality Albania është program, që parashikon menaxhimin e Strukturës Qeveritareve në Vlorë dhe në Velipojë. Qëllimi i programit është që asetet shtetërore të rikualifikohen dhe të shfrytëzohen me qëllim fitimi, në bashkëpunim me privatin. Prona shtetërore në asnjë rast nuk i transferohet privatit”, tha ministrja.

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovvacionit Delina Ibrahimaj njoftoi se ,po zhvillohet një analizë ekonomike për të vendosur nëse formula aktuale e përcaktimit të çmimeve të karburanteve duhet të ndryshohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos