Zjarr mbi tunelin e Vlorës, flakët rrezikuan banesat në zonën e Ujit të Ftohtë

Nga Edi Ruçi
21 Korrik 2026, 14:15 | Aktualitet

Zjarri i rënë mbi tunelin e Vlorës rrezikoi banesat në zonën e ujit të ftohtë. Madje këto pamje tregojnë se flakët janë përhapur midis shtëpive.

Vatrat përfshinë sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, ndërsa, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, u përhapën me shpejtësi duke iu afruar zonës së banuar por edhe asaj turistike.

Në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë menjëherë duke vënë në kontroll situatën pa dëme të tjera.

Një tjetër vatër u regjistrua dhe në Qafë Thanë duke shkrumbuar hapësira në një pjesë të kodrinave. Zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e djegies së disa gomave në këtë zone dhe fatmirësisht u vu shpejt nën kontroll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos