Temperatura mbi 35 gradë, Borshi mbushet me pushues

Nga Edi Ruçi
21 Qershor 2026, 15:44 | Aktualitet

Temperatura mbi 35 gradë, Borshi mbushet me pushues

Temperaturat e larta që kanë kaluar 35 gradë Celsius këtë fundjavë kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në plazhin e Borshit. Vetëm gjatë kësaj të diele, qindra qytetarë dhe turistë vendas e të huaj kanë zgjedhur bregdetin e jugut për të kaluar ditën pranë detit.

Siç duket edhe nga pamjet, plazhi i Borshit ka qenë i tejmbushur me pushues, të cilët kanë shijuar ujërat e kristalta, hapësirat e gjera dhe shërbimet me çmime të përballueshme. I njohur si një nga plazhet më të preferuara familjare në jug të vendit, Borshi vijon të tërheqë çdo ditë qindra vizitorë.

Ky fillim sezoni turistik e ka gjetur Borshin të gjallëruar dhe me një numër të konsiderueshëm pushuesish, duke konfirmuar edhe një herë interesin në rritje për destinacionet bregdetare të jugut shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos