Avari në kanalin e ujitjes nga Rezervuari i Thanës, ministri njofton fermerët

Nga A2 CNN
21 Qershor 2026, 15:19 | Aktualitet

Avari në kanalin e ujitjes nga Rezervuari i Thanës, ministri njofton

Ministri i Bujqësisë Andis Salla Ka njoftuar fermerët e zonave të Lushnjës, Divjakës dhe Fierit zonave të Lushnjës, Divjakës dhe Fierit për një avari në kanalin e furnizimit kryesor të ujitjes nga Rezervuari i Thanës,

Në një postim në rrjetet sociale, ministri bën të ditur se ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për eliminimin e avarisë dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me ujë, ndërsa kërkon mirëkuptimin e banorëve.

“Njoftojmë banorët dhe fermerët e zonave të Lushnjës, Divjakës dhe Fierit se është konstatuar një avari në kanalin e furnizimit që ushqen katër degët kryesore të ujitjes nga Rezervuari i Thanës.

Ekipet tona ndodhen në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për eliminimin e avarisë dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me ujë.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë situatë të papritur dhe ju sigurojmë se po bëhet çdo përpjekje për ta kthyer sistemin në funksionim të plotë sa më shpejt.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!”, shkruan ministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos