Protestuesi i ndaluar nuk u ndje mirë, mbërrin ambulanca në Gjykatën e Tiranës

Nga A2 CNN
5 Korrik 2026, 12:46 | Aktualitet

Protestuesi i ndaluar nuk u ndje mirë, mbërrin ambulanca në

Një autoambulancë dhe disa mjekë kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës së Tiranës, pasi një prej të ndaluarve nuk është ndjerë mirë.

Gazetarja e A2 CNN Ornela Joti raporton se ambulanca është thirrur për protestuesin që vuan nga epilepsia, të cilit i është dhënë ndihma e parë.

Ndërkohë prej orës 09:30 të ditës së sotme vijon në Gjykatën e Tiranës seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për 21 të arrestuarit gjatë protestës së 2 korrikut para godinës së Kuvendit,

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos