Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar bashkëshorten e tij Liri Berisha, me rastin e ditëlindjes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i selisë blu bëri të ditur se kjo datë përkon jo vetëm me ditëlindjen e Lilit siç e thërret ai, por edhe me përvjetorin e fejesës dhe martesës së tyre.
“Sot kemi festën e festave të familjes, ditëlindjen e Lilit, ditën e fejesës dhe martesës tonë! Gëzuar Lili! Edhe shumë e shumë vite së bashku. Gëzuar!" shkruan Berisha në urimin e tij.
Mesazhi i kryedemokratit është pasuar nga urime të shumta të mbështetësve dhe ndjekësve të tij në në rrjetet sociale. (A2 Televizion)