Policia zhvendos protestuesit nga godina e Kuvendit

Nga A2 CNN
20 Korrik 2026, 10:30 | Aktualitet

Policia zhvendos protestuesit nga godina e Kuvendit

Policia ka zhvendosur protestuesit nga godina e Kuvendit, ku ishin grumbulluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, raporton gazetarja Fjorela Beleshi.

Protestuesit kanë sfiduar temperaturat e larta duke u grumbulluar sërish sot para Parlamentit, ndërkohë që protesta hyn në ditën e 51-të saj.

Rreth orës 12:00 të mesditës pritet të nisë seanca plenare, e para fundit për këtë sesion parlamentar.

Sakaq, pasditen e sotme pritet të mbahet edhe protesta e përditshme para godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos