“Ditëlindja e Skënderbeut të shpallet Dita e Babait”, propozimi i Koalicionit Pro Familjes

Nga A2 CNN
8 Korrik 2026, 09:44 | Aktualitet
 

Lindita Pano, përfaqësuese e Koalicionit Pro Familjes, theksoi në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN se Shqipëria duhet të ketë një ditë të babait. Sipas Panos kjo ditë mund të jetë 21 qershori si në vende të tjera të botës, por mund të jetë edhe një datë që lidhet me Shqipërinë, sikurse është dita e lindjes së heroit tonë kombëtar, Skënderbeut.

Të vendosim një ditë për babain që është një nga shtyllat, dhe unë kështu e besoj me gjithë zemër, një nga shtyllat kryesore të familjes. Për mua roli i babait është i pazëvendësueshëm. Vajzat që rriten me prezencën e babait në familje, bëjnë zgjedhje të mençura kur rriten, me partnerin, për të krijuar familje. Thuhet që djemtë që luajnë 15 minuta në ditë me babain, zhvillimi i trurit rritet shumë, me 20 për qind. Djemtë kanë mundësi të bëhen më të fortë, më kampion”, tha Pano.

Duke aprovuar ditën e babait, deputetët do ta shijojnë që e kanë vendosur një gjë të tillë. Do ta ridërgojmë sërish kërkesën, kemi vendosur javën e tretë të qershorit, për shkak se festohet në vende të ndryshme të botës. Por për ne edhe një datë që lidhet më shumë me Shqipërinë, është OK, psh. Dita e lindjes së Skënderbeut, ose një ditë tjetër që ka kuptim për Shqipërinë”, u shpreh ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos