Mariglen Koroveshaj, shefi i stacionit policor të Roskovecit rrëfeu negociatat me Refit Buzin autorin e ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhishtë, ne te cilën ku vrau ish-vjehrrin dhe mori peng Rozalinda Plakën ish-të fejuarën e tij. Çdo sekondë ishte vendimtare.
Tregon se ishte zgjedhje e autorit që pranë automjetit të afrohej pikërisht shefi i stacionit policor. U afrua jo më shumë se 2 metra distancë, ndërsa e gjithë situata monitorohej nga forcat RENEA dhe Snajperistët. Rosalinda ishte jo vetëm e traumatizuar, por edhe me lëndime fizike.
Për shefin e stacionit policor ky ishte momenti më i vështirë i karrierës së tij 12-vjeçare dhe nuk ishte frika ajo që e bënte të tillë. Por lirimi i Rosalindës nuk shkoi mirë për ish-të fejuarin e saj, i cili pasi i kishte vrarë babanë dhe disa orëve pengmarrje të vajzës vrau edhe veten.
Mariglen Koroveshaj tregon situatën kur është ndeshur me rastin për herë të parë dhe të vetmen. Ai pohoi se sa herë që policia ka verifikuar për zbatimin e masës së sigurisë Refit Buzi është gjendur në banesë. (A2 Televizion)