“Me terapi hormonale mund të humbasësh aftësinë për t’u bërë prind”, sqarimi i gjinekologes

Nga A2 CNN
7 Korrik 2026, 09:07 | Aktualitet

Mjekja gjinekologe Xhensila Omeri ka ngritur shqetësime lidhur me efektet që mund të sjellë terapia hormonale në afat të gjatë, duke theksuar se ajo mund të ndikojë jo vetëm në shëndetin e kockave, por edhe në fertilitetin e individit.

Duke folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, Omeri u shpreh se një nga pasojat kryesore lidhet me uljen e masës kockore, çka rrit rrezikun për osteoporozë dhe fraktura.

Komponenti kryesor është që këto hormone ulin masën kockore. Predispozohen për osteoporozë dhe frakture të kockave. E dyta kanë rikthime për humbje të fertilitetit. Mund të humbasë aftësinë për t’u bërë prind në të ardhmen. Mund të ndryshosh mendje pas 7-8 vitesh, por mund të kesh efekte të parikuperueshme. Hormonet mund të kenë efekte të tilla që bllokojnë fertilitetin tënd”, tha Omeri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos