Kërkesat nga Egjipti e Afganistani, më shumë azilantë, më pak lënë shtetësinë

Nga Marjo Brakaj
7 Korrik 2026, 15:39 | Aktualitet

Numri i azilkërkuesve në Shqipëri pësoi një rritje në vitin e shkuar krahasuar me 2024, ndërsa sipas INSTAT ka një rënie të rasteve të lënies dhe marrjes së pasaportës shqiptare. Në total janë 144 të huaj që kërkuan strehim në vendin tonë, 40 më shumë krahasuar me periudhën e mëparshme, ku rreth 39 për qind janë nga Egjipti, të pasuar nga shtetas të Afganistanit dhe më tej Palestinës. Periudha gusht tetor ka njohur më shumë aplikime.

Kërkesat nga Egjipti e Afganistani, më shumë azilantë,

Megjithatë rënie është shënuar në numrin e të huajve që marrin shtetësinë shqiptare. Në total janë 495 raste kur është dhënë pasaporta e vendit tonë gati gjysma e periudhës së mëparshme.

Sipas të dhënave të INSTAT në këtë kategori ka një rënie për të tretin vit me radhë.

56 për qind e rasteve që janë bërë shtetas shqiptarë janë nga Kosova; 20 % nga Turqia;  dhe nga rreth 5 për qind nga Maqedonia e Veriut dhe nga Kosova.

Kërkesat nga Egjipti e Afganistani, më shumë azilantë,

Po ashtu presidenti ka firmosur më pak dekrete për shtetasit shqiptar që kanë lënë pasaportën. Janë 173 emra që janë shkëputur përfundimisht nga gjendja civile. Të dhënat zyrtare tregojnë se janë 5505 persona që kanë lënë pasaportën shqiptare prej vitit 2017. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos