All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Regjistrimi në universitet, portali hapet më 29 korrik, afati për aplikime 6 ditë

Nga A2 CNN
21 Korrik 2021, 16:32 | Aktualitet
Regjistrimi në universitet, portali hapet më 29 korrik, afati për
All - Paragraf - 1

Pas provimeve, marrjes së rezultateve dhe festave të organizuara, maturantët po bëhen gati për të përzgjedhur degët në universitet.

Procesi i hapjes së portalit u-Albania, aty ku do të kryen edhe regjistrimet, ka nisur që në fillim të korrikut dhe pas dorëzimit të listës së plotë të maturantëve nga ana e Qendrës së Shërbimeve Arsimore gjithçka do të jetë gati.

All - Paragraf - 3

Tregu i punës po kërkon gjithmonë e më tepër profesionist, ndaj edhe qasja e maturantëve është drejt degëve që e ofrojnë këtë mundësi. 

Eksperienca e mësimit online ka lënë të pakënaqur studentët. Kërkojnë të rikthehen në auditore përtej çdo situate që mund të rrjedhë si pasojë e pandemisë. 

Sipas përfaqësuesve të Rektoratit të Tiranës, pjesëmarrja e studentëve në platformën online të mësimdhënies ka qenë mbi 95%. Të kundërtën thonë anketimet e shoqërisë civile dhe vetë studentët të cilët janë hasur me vështirësi të ndryshme.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos