Meloni: Nuk pendohem për Trumpin, synoj unitetin perëndimor dhe kam një strategji në mendje

Nga A2 CNN
8 Korrik 2026, 16:51 | Bota

Meloni: Nuk pendohem për Trumpin, synoj unitetin perëndimor dhe kam

"Nuk pendohem për asgjë që kam bërë." Kështu u përgjigj kryeministrja italiane Giorgia Meloni në një konferencë për shtyp pas samitit të NATO-s në Ankara, duke iu përgjigjur atyre që e pyetën nëse pendohej për investimin politik që bëri në marrëdhënien e saj me presidentin amerikan Donald Trump.

"E bëra këtë investim politik nga bindja ime në unitetin e Perëndimit", shtoi ajo.

Ajo pranoi se marrëdhënia me presidentin amerikan ka ndryshuar gjatë muajve të fundit, por theksoi se vijojnë të ndajnë qëndrime të përbashkëta për çështje si emigracioni dhe kundërshtimi ndaj asaj që e cilësoi si “kultura Woke”.

"Nuk është një strategji që e kam vënë në zbatim me ardhjen e Trump-it, por një qasje që e kam me të gjithë bashkëbiseduesit e mi. Me Trumpin kam pika të përbashkëta, që nga emigracioni deri te kultura 'Woke'. Gjërat po ecin ashtu siç i kemi parë, por unë nuk e ndryshoj mendimin tim. Unë kam një strategji të qartë në mendje, e cila buron nga ajo që është në interesin kombëtar të Italisë dhe të Evropës, pra forcimi i unitetit të Perëndimit", u shpreh Meloni.

Gjatë Samitit të NATO-s, Trump e përshkroi Melonin si “një njeri të mirë”, por njëkohësisht përsëriti kritikat ndaj Italisë për mungesën e mbështetjes më të madhe ndaj operacioneve ushtarake amerikane kundër Iranit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos